Mesfushori shqiptar, Lindon Selahi shënoi një gol në derbin e javës së 17-të në elitën e futbollit kroat ndaj Hajduk Splitit.
Pas golit, lojtari i Rijekas festoi në mënyrë interesante. Një festim i ri që po bëhet viral në gjithë botën, por gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë.
Ai nuk e kuptoi se Selahi bëri festimin që po bën bujë në rrjetet sociale si “chill guy”.
Me këtë ndëshkim, mesfushori shqiptar do të mungoj në ndeshjen e ardhshme për Rijekën.