Gjatë një interviste dhënë gazetarit turk Haluk Yurekli, fjalët e shqiptuara nga Hakim Ziyech për të ardhmen e tij te Galatasaray animuan të gjithë Turqinë.
Anësori i djathtë maroken dhe ish-lojtari i Chelseat, është në marrëdhënie të këqija me trajnerin e tij dhe nuk luan për klubin e tij, por jo vetëm kaq.
Deklaratë djegëse
“Galatasaray mbaroi për mua, u thashë që po iki në janar.
Nuk më pyesin më per asgjë, bëj atë që dua. Nuk kam parë kurrë një trajner kaq të dobet si Okan Buruk. Nëse Galatasaray mund ta fitojë titullin? Nuk më intereson…
Më lini të qetë, çfarëdo që të ndodhë. Tashmë jam penduar që kam ardhur. Unë duhej të largohesha në fillim të sezonit, por ata nuk deshën. Unë do të largohem në janar”, u ankua Ziyech.