Donnarumma pëson lëndim të rëndë, futbollisti i Monacos e goditi me këmbë në fytyrë!
Në ndeshjen mes PSG-së dhe Monacos ndodhi një moment i tmerrshëm.
Në një situatë, futbollisti i Monacos, Wilfried Singo jo qëllimisht e goditi me take në fytyrë portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumman.
Ai u detyrua të zëvendësohej, teksa pësoi çarje të shumta në fytyrë.