Chelsea ka pësuar një goditje të madhe, pasi sulmuesi ukrainas Mykhailo Mudryk ka dalë pozitiv në testin anti-doping.
Ylli ukrainas është pezullar derisa rrezikon një dënim me katër vite mos lojë.
Sipas tabloidit anglez The Telegraph, Chelsea kishte një shans për ta larguar Mykhailo Mudryk në afatin kalimtar të janarit të këtij viti.
Një klub i madh evropian thuhet se iu afrua Bluve për të marrë në formë huazimi anësorin ukrainas me të drejtë blerje në qershor.
Megjithatë, Chelsea e hodhi poshtë atë ofertë pasi ata mbetën të bindur për potencialin e tij.
Në fakt, ata besonin në atë kohë se Mudryk mund të fitonte Topin e Artë brenda dy viteve të ardshme.
Një zhvillim i tillë dukej i pamundur atëherë, por është i pamundur, pasi Mudryk është pezulluar përkohësisht pas një testi pozitiv dopingu.