Dalin fotografitë e para të Donnarummas me qepje në fytyrë pas incidentit të tmerrshëm me lojtarin e Monacos

Futboll

Dalin fotografitë e para të Donnarummas me qepje në fytyrë pas incidentit të tmerrshëm me lojtarin e Monacos

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 10:37
Donnarumma

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma ka ndarë fotografinë e parë me fytyrën e ‘qepur’ pas goditjes me këpucë sportive që pranoi nga Wilfried Singo të mërkurën mbrëma.

Donnarumma ishte i pafat në ndeshjen e PSG-së ndaj Monacos të fituar në fund nga kryeqytetasit me rezultat 2-4.

Italiani u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 22-të të ndeshjes pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm në fytyrë.

Ishte mbrojtësi i Monacos, Singo, i cili pasi nuk arriti ta ndalë veten gjatë një aksioni e goditi me ‘thumba’ në fytyrë Donnarumman, i cili nuk mundi të vazhdonte dhe u largua menjëherë.

Më pas në internet u shfaqën foto të portierit italian, ku tregohej se si dukej fytyra e tij pas incidentit me Singon.

Siç mund ta shihni në fotografi, qepjet e rregullta nuk ishin të mjaftueshme – mjekët duhej të përdornin një ‘stapler’ mjekësor me kapëse metalike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat