Pavarësisht 22 tentativave drejt portës kundërshtare të pretenduara nga Fonseka dhe një shtyllë të goditur, në Milan-Xhenoa, skuadra e tij nuk arriti të kapërcejë rezistencën dhe të shpojë mbrojtjen rivale.Rregullimi i shënjestrës mund të mos zgjidhë gjithçka: Morata ishte shumë afër shënimit, i ndalur nga traversë në një rast kur ishte vetëm pak metra larg nga portieri Leali.
Një shans të dytë e dërgoi jashtë pasi tentoi një gjuajtje të fuqishme kur gjithçka që duhej të bënte ishte të synonte cepin e ulët. Abrahami bëri më keq: një goditje jashtë dhe një e pritur, pa arritur kurrë të shënjestronte portën gjenoveze.
, duke lënë mënjanë saktësinë, te “Djalli” duhet të rinovuar strategjia sulmuese dhe të shpiket diçka të re. Statistikat, fundja flasin qartë: skuadra ka dështuar të shënojë në tre nga katër ndeshjet e fundit të Serisë A në shtëpi (kundër Napolit, Juventusit dhe Xhenoas), aq herë sa në 45 ndeshjet e mëparshme në “San Siro” në këtë kompeticion.
BOMBERË NË LETËR — Nëse Leao nuk depërton dhe Çukvueze është shumë i parashikueshëm, Milani po vuan edhe nga mungesa e Pulisiçit. Amerikani garanton cilësi dhe sasi siç dëshmojnë pesë golat në kampionat, mjaftueshëm për ta bërë atë golashënuesin më të mirë të ekipit. Një detyrë që zakonisht i bie qendërsulmuesve dhe Milani ka dy me përvojë si Morata dhe Abraham. Dyshja kishte debutuar në derbi: jo krah për krah, por Alvaro në mbështetje të Abrahamit si sulmues i parë. Një sukses në aspektin e paparashikueshmërisë (Pulisiç dhe Gabia më pas shënuan) dhe të ekuilibrit.
Mirëpo, kur Milani dukej se kishte gjetur stabilitet me formacionin e ri, ja dhe tronditjet e tjera: Tami që i vodhi penalltinë e Pulisiçit në Firence dhe u ndëshkua me qëndrim në pankinë. Më pas disa lëndime të lehta e nisën nga e para procesin e rilindjes së anglezit.
Edhe Morata ka pasur ndalesat e tij për shkak dëmtimi ndaj dyshja ngeli pa shpërthyer, ndërsa kontributi i tyre para portës mbeti modest. Dy në kampionat për ishromanistin: penalltia në 4-0 kundër Venezias dhe 2-3 kundër Kaljarit, një avantazh i anuluar më vonë nga kuqeblutë. Ka kaluar më shumë se një muaj. Më mirë në Champions me golat e fundit ndaj Slovanit të Bratislavës dhe Crvena Zvezdës.
Morata ka shënuar kundër Realit të Madridit, ndërsa në kampionat nuk ka shkuar përtej golave kundër Torinos, Atalantës, Leçes dhe Empolit. Dhe vetëm kundër dy të fundit Milani mori fitoren në shtëpi. Alvaro nuk ka qenë kurrë një shënues i njëzet golave në sezon, gola që në disa mbrëmje Fonseka përpiqet t’i gjejë diku tjetër.