Kylian Mbappé, i cili është vetëm 26 vjeç, ka pasur mundësinë të luajë me shumë prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit.
Që nga fillimet e tij në kombëtaren franceze, ai ka ndarë dhomën e zhveshjes me disa nga futbollistët më të mirë në botë, sidomos te PSG dhe tani Real Madridi.
Megjithatë, ish-lojtari i Monaco nuk ka pasur kurrë mundësinë të luajë me Cristiano Ronaldon, idhullin e tij të fëmijërisë, siç e ka deklaruar disa herë vetë sulmuesi francez.
Në një intervistë për “BeIN Sports”, francezi u pyet nëse do t’i kishte pëlqyer të luante me Cristiano Ronaldon. Ai u përgjigj pa hezitim:
“Sigurisht që do të më kishte pëlqyer të luaja me Cristianon, është gjithmonë e bukur të luash me lojtarë të jashtëzakonshëm si ai apo Messi. Kur flasim për Cristianon, gjithmonë flasim edhe për Messin. Sidoqoftë, jam i lumtur sepse kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj: Neymar, Pogba, Griezmann, Benzema…”
Mbappé përmendi edhe përvojën e tij duke luajtur me Messin, foli për rivalitetin mes argjentinasit dhe Ronaldos: “Mendoj se do të kishte qenë bukur të luaja me të, por tani është e vështirë. Kam luajtur kundër tij disa herë, Ronaldo është një legjendë e këtij sporti. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Messin.
Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të luaja me të. Ai është unik, si CR7, mendoj se ndonjëherë e kemi banalizuar atë që kanë arritur. Janë legjenda të futbollit”.