Cristian Mba do të mungojë ndaj Vllaznisë për shkak dëmtimi dhe kjo padiksutim është një mungesë e madhe për Alesandar Veselinoviq.
Me shumë mungësi dueli me Elbasanin mund të jetë i fundit për sulmuesin me fanellën e Partizanit.
Kjo pasi tashmë për të ka oferta konkrete nga Sllovenia. Saktësisht nga NK Olimpija Ljubljana. Ende nuk bëhet e ditur se cila është shifra e propozuar, por “Demat” duket se do të bëjnë rezistencë.
Kjo pasi sulmuesi ka kontratë të vlefshme me kryeqytetasit deri në qershor të vitit 2026 dhe të kuqtë nuk duan kollaj të heqin dorë nga shërbimet e tij. Duke marrë shkas nga largimet e mundshme të Rrapajt, Hadrojë apo Carës.
Tashmë mbetet të shihet nëse sllovenët do të rrisin ofertën e tyre dhe nëse do të mund të bindin drejtuesit e Partizanit.