Klubi i Armando Brojës ka pronarë të rinj

Futboll

Klubi i Armando Brojës ka pronarë të rinj

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Evertoni ka pronarë të rinj dhe ata janë familja Friedkin, e cila zotëron klubin e Romës. 

Dan dhe Rian Friedkin kanë arritur një marrëveshje me ish-pronarin dhe presidentin e Toffees, Farhad Moshiri për klubin ku bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja. Ditën e sotme është zyrtarizuar ndryshimi i pronësisë përmes një deklarate për shtyp.

“Everton Football Club është blerë nga Roundhouse Capital Holdings Limited (Roundhouse), një kompani brenda The Friedkin Group (TFG).

Transaksioni u përfundua pas një marrëveshjeje midis Blue Heaven Holdings (BHH) të Farhad Moshirit dhe Roundhouse për shitjen e pjesa më e madhe e aksioneve të BHH në klub. Marrëveshja ka marrë miratimet e nevojshme rregullatore nga Premier Liga, Ligat Profesionale të Grave, Shoqata e Futbollit dhe Autoriteti i Sjelljes Financiare”, thuhet në njoftim.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat