Ulpiana e Lipjanit po kalon periudhë të rëndë.
Këtë e konfirmojnë edhe vet drejtuesit e këtij kolektivi. Klub që garon në Ligën e Dytë të Kosovës, ku renditet në pozitën e shtatë me 28 pikë të mbledhura.
“Klubi i futbollit KF Ulpiana 1926, një ndër emrat më të respektuar të futbollit tonë, po kalon një periudhë shumë të vështirë financiare.
Gjendja aktuale e klubit është rezultat i problemeve të akumuluara ndër vite, por Bordi i ri është i përkushtuar maksimalisht që të shpëtojë klubin nga falimentimi dhe të rikthejë stabilitetin financiar dhe sportiv.
Për këtë qëllim, ne po zhvillojmë takime intensive çdo ditë me palë të ndryshme dhe jemi duke kërkuar zgjidhje konkrete që do të na ndihmojnë të dalim nga kriza.
Ne e kuptojmë shqetësimin tuaj dhe kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e çdo lipjanasi për ta mbajtur gjallë frymën e futbollit në Lipjan.
KF Ulpiana 1926 është një simbol i qytetit tonë dhe i traditës sportive, ndaj ne besojmë se së bashku mund t’i kalojmë këto sfida.
Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, njofton Bordi i KF Ulpiana 1926.