Hajduku lider në Kroaci por çudia me trajnerin!
Hajduku ka shtatë pikë më shumë se Dinamo Zagrebi në luftën për titull në Kroaci dhe gjasat për titull janë rritur.
Por “Il post” në Itali shkruan se pavarësisht suksesit, trajneri Xhenaro Gatuso ka disa muaj që nuk ka marrë pagë te gjiganti kroat.
“Gattuso ka punuar disa muaj në Hajduk pa pagesë dhe pa shumë siguri. Nuk është hera e parë që i ndodh kjo që kur i është futur punës së trajnerit”, thuhet në njoftimin e gazetës italiane.