Gjysma e klubeve të Premier League në duar amerikanësh

Futboll

Gjysma e klubeve të Premier League në duar amerikanësh

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 13:03
Farhad Moshiri

Grupi Friedkin, aktualisht pronar i Romës, ka përfunduar blerjen e shumicës së aksioneve të Evertonit, klub i Premier League angleze.

Grupi amerikan, raporton BBC, ka arritur një marrëveshje me aksionarin e mëparshëm kryesor, Farhad Moshiri, për një vlerë të përafërt prej 450 milionë eurosh.

Klubi i Liverpool-it bëhet kështu i dhjeti i Premier League që kontrollohet nga pronësi amerikane. Pra, praktikat e pronësisë amerikane dominojnë tashmë gjysmën e klubeve të ligës më të lartë angleze.

Përpjekjet për marrëveshjen kishin nisur më 23 shtator, por ato u ratifikuan nga Premier League mëngjesin e sotëm. 

Grupi Friedkin, me seli në Teksas dhe i udhëhequr nga presidenti Dan Friedkin, është gjithashtu pronar i Romës. Dan Friedkin deklaroi:

“Jam jashtëzakonisht i nderuar të mirëpresim një nga klubet më historike të futbollit anglez në familjen tonë globale. Evertoni përfaqëson një trashëgimi të lavdishme, ndaj jemi të nderuar që do të bëhemi kujdestarët e këtij institucioni të madh.

Edhe pse jemi të rinj në klub, e kuptojmë rolin jetik që Evertoni ka në kulturën lokale, në historinë dhe jetën e tifozëve të Evertonit, këtu dhe kudo në botë. Jemi të angazhuar plotësisht ta nderojmë këtë trashëgimi duke kontribuar pozitivisht në komunitet, ekonomi dhe për njerëzit e këtij qyteti të jashtëzakonshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat