Bajer 04 Leverkusen është rikthyer në garë për titull. Kjo edhe për shkak të Granit Xhakës.
Strategu shkëlqen sërish sepse trajneri Ksabi Alonso ka korigjuar ekipin në aspektin taktik duke i krijuar kushtet ideale për të shkëëlqyer përsëri.
Pas një starti të dobët të sezonit Leverkusen ka rikuperuar terren gjatë muajit nëntor ku arritir që të fitojë 7 ndeshje edhe pse mes tyre njëra ishte kundër Bajernit të Mynihut (e vlefshme për Kupën e Gjermanisë) dhe dhe Interit (e vlefshme për Champions League)
Qasja më e durueshme e ekeipit, por jo më pak agresive si në sulm ashtu edhe në mbrojtje i ka dhënë mundësi Xhakës të rikthehet edhe një herë në një pikë referimi.
Në shtatë ndeshjet e fundit, shqiptari ishte gjithashtu në formë të mirë, sepse ai mund të përdorë shumë më mirë aftësitë e tij të jashtëzakonshme strategjike kur loja nuk del jashtë kontrollit, distancat midis reparteve nuk janë më të dukshme.
Xhaka është i domosdoshëm për Ksabi Alonson. Spanjolli në këtë sezon ka preferuar që të bëjë formacionin dy herë pa mesfushorin dhe në të dy takimet i është dashur që ta aktivizojë për të stabilizuar lojën. Një fakt i tillë vihet re qartë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë përballë Jenës dhe takimin e barazuar me Brest në Champions League.