Me Arkadiudz Milik të dëmtuar rëndë në gju, Juventusi po vuan në sulm, aty ku luan Dushan Vlahoviq, por nuk është opsion i mjaftueshëm për ofensivën e Zonjës së Vjetër.
Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ka gjetur sulmuesin që do t’i përshtatej Juventusit. Bëhet fjalë për Raspadorin, lojtar të cilin e ka afruar një herë nga Sassuolo kur ishte te Napoli.
Napoli fillimisht hezitoi të negocionte shitjen e 24-vjeçarit, por Juventusi ka një plan. Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë dy lojtarë për të, Danilo dhe Nicolo Fagioli.
Këta dy emra mund t’i interesojnë trajnerit Antonio Conte. Një gjë dihet me siguri. Napoli nuk pranon të huazojë lojtarë, por vetëm t’i shesë.