Gënjeshtra nuk po shitet më!
E gjithë bota e ka kuptuar se serbët nuk përtojnë të sajojnë gjëra të paqena por askush më nuk iu beson.
Një skenar që e bëjnë vetë serbët dhe kinse dikush tjetër e paska varur flamurin në një ndeshje futbolli, kjo nuk pi uji më!
Vetëm kuzhina e Beogradit i bën këto gjëra dhe soji i tyre propogandistik.
Një farë mediumi serb “Veçernj Novosti” ka shkarravitur kësisoj: “Nuk është një fenomen i rrallë që tifozët e klubeve evropiane mbështesin serbët nga Kosova, por është një befasi e vërtetë kur ata vijnë nga Holanda.
Klubi i futbollit Twente vizitoi Pireun të enjten e kaluar dhe gjatë ndeshjes kundër Olympiakos, tifozët vizitorë varën flamurin me hartën e Kosovës e me ngjyrat e Serbisë.
Një lëvizje e tillë e tifozëve holandezë është mirëpritur nga tifozët e Olimpiakosit, të cilët kanë marrëdhënie vëllazërore me ata të Cërvena Zvezdës”.
Ky farë mediumi serb pa pikë marre gënjen, duke mos treguar të vërtetën, se atë skandal e kanë bërë vetë serbët sepse në mesin e atyre tifozëve, ishin disa serbë me mendësi të ulët!
Serbët janë mësuar si gjithmonë në histori, që humbje t’i festojnë dhe të tillë do të mbesin gjithmonë.