Bayerni krenohet me sulmuesin shqiptar

Futboll

Bayerni krenohet me sulmuesin shqiptar

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 17:08
Arijon Ibrahimoviç, Peretz, Goretzka, Guerreiro dhe Harry Kane

Bayern Munih po i jep dorën e fundit përgatitjeve para ndeshjes së kampionatit gjerman, përballë Leipzig. Ditën e sotme, ashtu si në çdo seancë stërvitore, lojtarët kanë zhvilluar ndeshje kundër njëri-tjetrit.

Pjesë e ndeshjes së sotme ka qenë dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic.

Futbollisti prizrenali ishte në skuadër me portierin Peretz, Guerreiro, Goretzka dhe Harry Kane.

Pikërisht ishte ky ekipi që fitoi ditën e sotme në seancën stërvitore. Bayern Munih krenohet me shqiptarin dhe pjesën tjetër të 5-shes fituese me nje postim në Instagram, ku shkruan: Skuadra e sotme fituese.

Kujtojmë që supersfida Bayern – Leipzig e vlefshme për javën e 15-të të Bundesligës, do të zhvillohet këtë të premte. Sfida që do të luhet në stadiumin “Allianz Arena”, nis në orën 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat