Trajneri i Butrintit largoi lojtarin e huaj, tifozeria sarandiote revoltohet

Futboll

Trajneri i Butrintit largoi lojtarin e huaj, tifozeria sarandiote revoltohet

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 17:31
KF Butrinti

Onuh, lojtari i Butrintit në Kategorinë e Dytë është përjashtuar nga klubi dhe është lënë jashtë skjuadre në një moment të vështirë. Futbollisiti I huaj I sarandiotëve ishte një afrim I vetë trajnerit të skaudrës nga jugu, po tani e gjen veten të përjashtuar nga butrintasit.

Ky gjest nuk i ka pëlqyer aspak tifozerisë së flaktë të Butrintit që menjëherë ka reaguar dhe I ka bërë apel klubit të risjellin lojtarin. Acarimi në radhët e tifozëve nga Saranda ka arritur majat pas kësaj ndodhie në kampin verdheblu.

“Pyesim veten si është e mudnur që një trajner të ketë kaq shumë fuqi për të përjashtuar 8 lojtarë shumicën e të cilëve I ka sjellë vetë. A nuk është ky një tregues I dështimit të tij për të menaxhuar ekipin dhe për të zgjedhur lojtarët e duhur?

Rezultatet flasin vetë: Kur Trajneri ka qenë në stol, Butrinti ka kaluar shumë momente të vështira dhe ndeshje pa rezultate. Ndërsa, në ndeshjet ku trajneri ka munguar për shkak të pezullimit, skuadra ka treguar shpirt gare dhe ka marrë rezultate pozitive. A nuk është e qartë se problemi kryesor nuk janë lojtarët, por ai që bën zgjedhjet dhe menaxhon ekipin?

Me gjithë blerjet e shumta dhe investimet në skuadër, ekipi renditet në vend të katërt. Çfarë justifikimi ka trajneri për këtë situatë? Në vend që të marrë përgjegjësinë, ai përjashton lojtarët dhe I lë ata jashtë, duke rrezikuar të shkatërrojë një ekip të ndërtuar me shumë mund dhe dashuri.

Ne, tifozët e Butrintit, jemi të bashkuar në thirrjen tonë: Shpëtoni Onuh dhe lojtarët e tjerë! Ata janë pjesë e familjes sonë dhe kanë dhënë gjithçka për këtë ekip. Nuk mund të lejojmë që dikush t’I largojë ata kaq lehtë dhe të na privojë nga ata që kanë qenë zemra e Butrintit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat