Ndeshja e javës së 17-të në Serinë A do të hapet të premten në orën 20:45 me Verona-Milan.
Trajneri kuqezi prezantoi sfidën në konferencën për shtyp. "Ndeshje e vështirë e nesërmja. Theo është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, nuk është një ndëshkim, por thjesht dua ta kthej në gjendjen më të mirë, ai është mbrojtësi më i mirë i krahut”. “
“Nuk mbaj mend ndeshje në të cilat kundërshtarët kanë qenë shumë më të mirë se ne, na mungojnë rezultatet dhe është problem karakteri, por atmosfera është pozitive”.
"Unë i ndjej kritikat ashtu siç i ndjejnë lojtarët dhe drejtuesit. Ndoshta më parë ishin për mua, por këtu jemi të gjithë bashkë dhe kritikat janë për të gjithë. Nuk mendoj se tifozët më duan më shumë se lojtarët".
"Që nga dita e parë që kam qenë këtu kam thënë gjithmonë se të gjithë janë të rëndësishëm dhe kështu do të jetë deri në fund. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por si gjithmonë kemi punuar që të arrijmë në këtë ndeshje në një pozicion për të fituar".