Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mbyllur vitin në vendin e 99-të në botë.
Sot u përditësua renditja e FIFA-s, për herë të fundit këtë vit, teksa Kosova nuk pati ndryshim, duke vazhduar në vendin e 99-të.
Kjo është renditja më e mirë për “Dardanët” që nga pranimi në FIFA.
Ndryshim nuk pati as te Kombëtarja e Shqipërisë.
Kuqezinjtë mbetën në vendin e 65-të.