Legjenda e futbolit të Kosovës, Kujtim Shala, ka treguar një detaj para 36 viteve përkatësisht të vitit 1988.
Shala kujton kohën kur ishte i dyti në listën e shënuesve në ish Jugosllavi, duke publikuar edhe emëroren e shënuesve në profilin e tij në facebook.
“Jo me pallavra, por me vepra.
Për ata që nuk din”, ka shkruar Shala.
Shala kishte shënuar 15 gola në fanellën e Prishtinës sa kishte edhe Dragan Stojkoviq (C. Zvezda) dhe Mirko Mihiq (Slloboda e Tuzllës), ndërsa në krye të listës ishte Dushko Milinkoviq (Rad) me 16 gola.