Tregon një detaj para 36 viteve, Kujtim Shala: Jo me ‘pallavra’

Futboll

Tregon një detaj para 36 viteve, Kujtim Shala: Jo me ‘pallavra’

Nga: K. Goca Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 18:35
Kujtim Shala

Legjenda e futbolit të Kosovës, Kujtim Shala, ka treguar një detaj para 36 viteve përkatësisht të vitit 1988. 

Shala kujton kohën kur ishte i dyti në listën e shënuesve në ish Jugosllavi, duke publikuar edhe emëroren e shënuesve në profilin e tij në facebook.  

“Jo me pallavra, por me vepra.

Për ata që nuk din”, ka shkruar Shala.

Shala kishte shënuar 15 gola në fanellën e Prishtinës sa kishte edhe Dragan Stojkoviq (C. Zvezda) dhe Mirko Mihiq (Slloboda e Tuzllës), ndërsa në krye të listës ishte Dushko Milinkoviq (Rad) me 16 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat