Armando Broja nuk do të luajë këtë të diel në Everton – Chelsea, për shkak të rregullave të Premier League.
Shqiptari është i huazuar pikërisht nga “Blutë e Londrës” dhe kjo është arsyeja e mungesës së tij në këtë sfidë.
Megjithatë, Broja ka përfunduar në spital disa ditë para sfidës. Ylli i Kombëtares shqiptare dhe pjesa tjetër e ekipit të Everton kanë vizituar spitalin e fëmijëve në prag të Krishtlindjes.
Autografe, foto, dhurata e argëtime kanë gëzuar fëmijët që këto Krishtlindje nuk do t’i festojnë në shtëpi.
Në videon e publikuar nga klubi i Everton shihet edhe Armando Broja i gëzuar. Një gjest fisnik dhe për t’u vlerësuar si nga Armando Broja dhe gjithë klubi anglez i Everton.