Çështja e shantazhit ndaj Pogbas

Futboll

Çështja e shantazhit ndaj Pogbas

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 19:21
Pogba

Sot ka qenë një ditë e rëndësishme për Pol Pogba, pasi është mbyllur gjyqi i shkallës së parë në çështjen e shantazhit që iu bë nga persona të afërm të tij, të cilët kërkonin të përfitonin financiarisht nga futbollisti francez.

Një episod i trishtë, pasi një nga drejtuesit e grupit, ishte vëllai i tij, Matias.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Parisit, në seancën e sotme të gjyqit, është dhënë vendimi për Matias Pogba dhe 5 personat e tjerë nën hetim për këtë ngjarje. Të gjithë janë dënuar me burgim, por me lehtësim të masës ndëshkimore ndaj tyre.

Matias është ndëshkuar me 3 vite burg, ku 2 janë të pezulluara.

Edhe viti i burgut që do të bëjë, nuk do të jetë pas hekurave, por në arrest shtëpie, i detyruar të mbajë në këtë periudhë byzylyk elektronik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat