Vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës – Shkalla e Parë

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës – Shkalla e Parë

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.12.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:

VENDIME:

SC “Gjilani“. Lëshim në organizim. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët e SC “Gjilani”, bashkë me futbollistët fyejnë në kor skuadrën mysafire FC “Drita”. Sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Gjilani – Drita. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 800 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).

FC “Ballkani” . Lëshim në organizim. Pas përfundimit të ndeshjes duke hyrë në tunel, fotografi i FC “Ballkani”, e ka shtyer kapitenin e skuadrës mysafire, ku krijohet një tollovi dhe me ndërhyrjen e policisë situata u qetesësua. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore; i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

Lojtari i KF “ Dukagjini”, Andi Delija nr fanelle 1 dhe nr ID 002024M98 . Në ndeshjen e xhiros së xhiros së 16-të të Ligës së Dytë Dielli-Dukagjini në min 65 ndëshkohet me karton të kuq direkt (lojë me dorë jashtë zonës). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Top Football” , Nar Bajrami nr fanelle 83 dhe nr ID 012562M08. Në ndeshjen e mbetur të xhiros së 15 (e mbetur) të Superligës së juniorëve Top-Football- Vëllaznimi në min 73-të ndëshkohet me karton të kuq direkt (prekje me dorë e topit jashtë zonës) . Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat