Klubi mbushi një hapësirë me trofeun e titullit të sezonit 2005/06, atë që iu hoq Juventusit dhe iu dha zikaltërve!
Interi ka ekspozuar një trofe "të ri" në vitrinën në katin e nëntë të Viale della Liberazione në Milano.
Nga njëra kupë te tjetra, klubi ishte në gjendje të mbushte një hapësirë të mbetur bosh deri më tani me trofeun e titullit të sezonit 2005/06, atë që iu hoq Juventusit dhe iu dha zikaltërve menjëherë pas dënimeve të dhëna ndaj bardhezinjve dhe Milanit.
Kupa e vetme e prodhuar nga Lega Serie A e atëhershme i ishte dorëzuar në fushë Juventusit, përpara se të shpërthente skandali Calciopoli, por në fund të së njëjtës çështje, Interi kërkoi dhe mori lejen për të pasur trofeun në dispozicion.