Goli i parë sezonal për Kristjan Asllanin vjen në Kupë nga goditja e këndit

Futboll

Goli i parë sezonal për Kristjan Asllanin vjen në Kupë nga goditja e këndit

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 22:05
Asllani - djathtas

Marko Arnautoviq dhe Kristjan Asllani e tërheqin Interin drejt çerekfinaleve të Kupës së Italisë.

Zikalteirt e mbyllën pjesën e parë të ndeshjes ndaj Udineses me rezultat 2-0, falë dy golave te shenuar nga sulmuesi austriak dhe mesfushori i Shqiperise por qe sigurisht me nje Udinese qe ne mbrojtje sot ka qene me dhurata te verteta ne te dy rastet.

Per Arnautovic ishte nje dhurate e Udinese qe i hapi rruge Taremit per te asistuar, ndersa Asllani shenoi direkt ne goditje kendi mes mbrojtesit dhe portierit te Udineses qe nuk moren asnje vendim per te ndehyre por lane topin te shkonte ne rrjete ne shtyllen e dyte.

Ky eshte goli i pare i shqiptarit qe sigurisht ka nevoje per injeksion besimi duke qene se po aktivizohet pak. Ai e nisi sot titullar ndaj Udinese.

Gjithashtu, moment frike në minutën e 41-të për shkak të sëmundjes së një tifozi dhe ndihmës nga mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat