Kristjan Asllani flet për golin e shënuar nga korneri

Futboll

Kristjan Asllani flet për golin e shënuar nga korneri

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 12:01
Kriatjan Asllani

Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani ndihet i lumtur me golin e bukur të shënuar ndaj Udineses dhe kalimin tutje në Kupën e Italisë.

Interi fitoi me rezultat 2-0 ndeshjen ndaj Udineses në fazën e 1/8-tës së Kupës së Italisë dhe kaloi në çerekfinale falë golave të Marco Arnautovic (30’) dhe Asllanit (45+).

Goli i shënuar nga ylli i kombëtares shqiptare ishte fantastik pasi erdhi direkt nga rivënia këndore dhe ky gol e bëri të lumtur atë.

“Nuk më kishte ndodhur kurrë të shënoja gol direkt nga këndi.

Megjithatë sonte e rëndësishme ishte fitorja dhe jemi të lumtur sepse po u japim vazhdimësi rezultateve”, ka thënë fillimisht Asllani për faqen zyrtare të klubit.

“Grupi ynë është fantastik, ka një kimi të madhe mes nesh në dhomat e zhveshjes, ne dalim shpesh bashkë dhe kjo gjithashtu çon në rezultate”.

“Më duhet të falënderoj edhe Arnautovicin për mbështetjen e tij, sepse ai është një nga ata që gjithmonë ndihmon më të rinjtë dhe është thelbësor për të gjithë ne”, përfundoi mesfushori shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat