Prish kontratën që e lidhte me Romën!
Ivan Juriq kërkon menjëherë të nisë një aventurë të re pas përvojës jo të mirë te Roma dhe për këtë arsye është gati të rifillojë nga kampionati anglez.
Trajneri kroat ka ndërprerë kontratën që e lidhi me klubin verdhekuq deri në qershor dhe është gati të nënshkruajë me Southamptonin, që sapo ka shkarkuar trajnerin Russell Martin.
Klubi britanik po përjeton një sezon veçanërisht të komplikuar me vetëm pesë pikë të grumbulluara në gjashtëmbëdhjetë ndeshje të luajtura, por mbi të gjitha tremb vendi i fundit në Premier Ligë, aktualisht -9 pikë nga zona e shpëtimit.