Katër skuadra të Superiores zbresin sot në fushë për herë të fundit në vitin 2024.
Bëhet fjalë për dy ndeshje, që luhen në orën 16:30 dhe 19:00.
Fillimisht Skënderbeu pret Elbasanin në Korçë.
Një ndeshje kjo që dy fazat e para ka prodhuar barazim 1-1.
Dita mbyllet me supersfidën Partizani-Vllaznia tek “Arena e Demave”.
Kuqeblutë e kanë fituar minimalisht të parin atje, kur nisi kampionati.
Të dyja këto sfida i paraprijnë tri të tjerave që luhen nesër dhe pasnesër.