Fjoart Jonuzi ndaj Tuetës me shumë gjasa ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Tiranën në Superiore.
Kjo pasi 28-vjeçari mund të largohet nga kryeqytetasit që në merkaton e janarit.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se kuksiani ka disa opsione nga ekipe të tjera dhe në këtë mënyrë Tirana do të përfitonte nga shitja e tij. Bardheblutë synojnë të mbushin arkat me të dhe do të shqyrtojnë çdo ofertë që do të mbërrijë për shërbimet e tij.
Mesfushori aktualisht vuan nga një dëmtim në shpatull dhe ndaj Laçit nuk do të jetë i gatshëm, duke qenë një mungesë me “peshë” për bardheblutë. Kujtojmë se Jonuzi ka luajtur me Tiranën gjithsej në 54 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 2 gola.
Në Superiore përveç Tiranës ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kukësit, Laçit dhe Vllaznisë. Mbetet të shihet se ku do ta çojë merkatoja e janarit.