Mesfushori i Kombëtares shqiptare U19, Klaus Kashari është bërë protagonist për keq në Itali.
Talenti i kuqezinjve të rinj dhe Feralpisalo në Serie C, është përfshirë në një situatë të pakëndshme.
Në ndeshjen e fundjavës kundër Sudtirol, Kashari u ndëshkua me karton të kuq, në pjesën e dytë.
Shkak për këtë karton të kuq u bënë fyerjet dhe fjalët raciste të shqiptarit në drejtim të një lojtari të ekipit kundërshtar.
Por kjo ngjarje nuk ka kaluar vetëm me karton të kuq. Federata Italiane e Futbollit e ka dënuar shqiptarin me 10 ndeshje pezullim.
Në krahun tjetër, klubi i Feralpisalo pritet të marrë një tjetër vendim për 18-vjeçarin kuqezi.