Edlir Tetova ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes që Egnatia do të luajë në transfertën e Dinamos. Një takim ky që fillon nesër në orën 16:30.
Trajneri Tetova foli dhe për Ilir Dajën duke e konsideruar emocionuese përballjen me të.
“Vjen fundviti, është ndeshja e fundit për këtë sezon në kampionat. Mendoj se përgatitjet kanë shkuar mirë. Sot i japim fund, kështu jemi të përgatitur për ndeshjen e radhës.
Janë shumë ndeshje. Ekipi ka pasur kurba, sigurisht që ka lodhje, por megjithatë ndeshjet janë për t’u luajtur, përderisa janë vendosur nuk ka asgjë të keqe.
Mendoj se kemi tablo të një ndeshje që na pret nesër, mendoj se kemi marrë masat e duhura dhe mendoj se do të jetë një ndeshje për t’u shijuar.
Profesor Daja ka qenë trajneri im në Elbasan dhe Kavajë. Është emocion më vete, por nesër jemi kundërshtar kështu mendoj dikush do të bëjë diferencën.
Çdo ndeshje është strategji, ne e përgatisim këtë gjë. Mendoj do kemi diçka të veçantë për nesër, megjithatë mbetet për t’u parë.
Përveç Malotës, skuadra është e plotë. Grupi është i plotë për nesër dhe jemi gati për nesër.
Kemi pasur mbështetje më shumë se herët e tjera. Ekipi ka nevojë për tifozët akoma dhe mendoj që duhet të jenë në stadium nesër për ne”, u shpreh Tetova.