Sulmuesi anglez Raheem Sterling është i lumtur që do të qëndrojë në Arsenal në janar pavarësisht mungesës së minutave të mjaftueshme në fushë me “topçinjtë”. Lojtari ka folur për të përditshmen britanike “The Standard”.
“Kam besimin e klubit dhe trajnerit pavarësisht se nuk kam luajtur shumë. Unë jam gati sa herë që ata kanë nevojë për mua. E pranoj që dua të luaj sa më shumë, por skuadra po bën mirë”, tha Sterling.
“Është një sezon i gjatë, me shumë ndeshje e dëmtime, ndaj do të ketë hapësira e mundësi për të gjithë.
Unë shpresoj të ndihmoj sa më shumë skuadrën në arritjen e objektivave, duke dhënë kontributin tim”, u shpreh Sterling.