Për çka ka nevojë Barcelona?

Futboll

Për çka ka nevojë Barcelona?

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Barcelona ka nevojë për para urgjentisht, përndryshe rrezikon seriozisht që të mos mund ta regjistrojë Dani Olmon për pjesën e dytë të sezonit; më pas ta humbasë atë pa asnjë shpenzim për shkak të një klauzole specifike në kontratën e lojtarit spanjoll.

Krijesa më e fundit e klubit katalanas për të gjeneruar të ardhura është “Barça për gjithmonë”, një koleksion tatuazhesh zyrtare (1899, si viti i themelimit), që do të shitet nga 20 dhjetori për tifozët që duan ta mbajnë Barcelonën në lëkurën e tyre.

Ky është klubi i parë i futbollit që lançon një linjë tatuazhesh.

Për ta sqaruar iniciativën, gazeta “L’Avanguardia” raporton se Barcelona, në bashkëpunim me rrjetin e tatuatorëve dixhitalë ‘Oshun’, do të lançojë një seri të limituar me 1899 tatuazhe, që do të vendosen në lëkurën e tifozëve, që do të mund t’i sigurojnë ato fillimisht.

Çdo tatuazh, i cili mund të blihet nga çdo pjesë e botës përmes dyqanit online të Barçës, do të shoqërohet me një certifikatë zyrtare “culé skin” dhe do të ofrojë mundësi për përfitime e ulje speciale, si dhe një përvojë ekskluzive në “Spotify Camp Nou” të ri.

Tifozët do të kenë në dispozicion rreth 30 dizajne të ndryshme për të zgjedhur, përfshirë logon aktuale të klubit, versionet e mëparshme, siluetën e njohur të “Camp Nou” dhe shumë më tepër. Çmimi i blerjes, i cili nuk është shpallur, përfshin gjithashtu punën e dorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat