Myrto Uzuni shkëlqeu në javën e fundit të La Liga 2 duke shënuar tri gola për Granadën.
Kështu kaloi në vendin e parë të listës së golashënuesve, më 17 dhjetor.
Të njëjtën gjë bëri dhe rivali i tij për “Këpucën e Artë”. Luis Suarez shënoi tri herë për Almeira pardje duke marrë vendin e parë në renditjen e golashënuesve.
Të dy janë bërë pjesë e formacionit të javës për La Liga 2. “Sofascore” i vlerësoi me notat më të mira të ndeshjeve respektive, për t’i dhënë më pas dhe një vend te formacioni më i mirë.