Rrëfehet këngëtarja: Ai më dërgonte mesazhe çdo ditë

Futboll

Rrëfehet këngëtarja: Ai më dërgonte mesazhe çdo ditë

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 14:39
Pique e Shakira

Këngëtarja me famë botërore Shakira, ka rrëfyer së fundmi se kush ishte personi që iu gjet pranë në periudhën kur ajo u nda nga Gerard Pique, pas 11 vitesh së bashku.

Ajo tregoi se kohën kur u nda me futbollistin kolumbian e konsideron si një periudhë mjaft të vështirë dhe pranë saj ishte Chris Martin.

Këngëtarja shton se ai i shkruante çdo ditë për ta pyetur si është dhe ishte gjithmonë aty për t’i dhënë mbështetjen që i duhej.

“Ai ishte aty për mua kur u ndava dhe u lëndova. Më dërgonte mesazhe çdo ditë për të parë se si po ecja, më dërgonte fjalë mbështetjeje, më jepte forcë dhe më dërgonte citate ,” tha këngëtarja.

Më pas ajo iu referua mikut të saj të mirë, duke thënë se mendon se ai është një person shumë empatik, duke vënë në dukje se Chris Martin është gjithashtu shumë i ndjeshëm.

“Ai është një person që e sheh jetën nga një kënd tjetër, i cili është i ndjeshëm ndaj nevojave të njerëzve të tjerë dhe është shumë i dhembshur”, tha Shakira.

Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2022, pas 11 vitesh lidhje dhe dy fëmijëve.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, që është prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Pak më vonë u zbulua se shkak për ndarjen e tyre ishin pabesi të futbollistit. Madje, brenda një kohe shumë të shkurtër, Pique është shfaqur në publik me partneren e tij të re, 25-vjeçaren Clara Kia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat