Granit Xhaka ka lënë pas yje botërore të futbollit në ranglistën e mediumit britanik, “The Guardian”, për 100 lojtarët më të mirë të vitit 2024.
Në këtë listë janë edhe lojtarë si Lionel Messi që është në vendin e 27-të, Virgil Van Dijk në vendin e 30-të, Kevin De Bruyne në pozitën e 36-të dhe Cristiano Ronaldo në vendin e 42-të.
Mesfushori i Bayer Leverkusenit është në vendin e 26-të sipas mediumit të madh britanik, një pozitë para superyllit argjentinas që aktivizohet tek Inter Miami.
“Pak do të mund të besonin se lëvizja te Leverkuseni do të ishte i suksesshëm, por pa e ekzagjeruar, ai është vendimtar për ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso”, ka shkruar “The Guardian” për Granit Xhakën..