Atalanta i kthen përgjigjen e prerë

Futboll

Atalanta i kthen përgjigjen e prerë

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 15:24
Ademola Lukman

Liverpuli po bën një sezon fantastik si në Champions ashtu edhe Premier Ligë.

Por të kuqtë duan të fuqizohen akoma dhe drejtuesit e klubit pëlqejnë sulmuesin e Atalantës, Ademola Lukman.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, bargamaskët i kanë thënë “jo” kërkesës së anglezëve për 27-vjeçarin.

Nigeriani ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ai u shpall lojtari më i mirë afrikan i vitit 2024 dhe ka kontribuar në rezultatet mbresëlënëse të klubit nga Bergamo.

Sezonin e kaluar, Lukman ndihmoi Atalantën të fitonte trofeun e parë evropian duke shënuar tripletë në finalen e Ligës së Europës kundër Bajer Leverkusen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat