Sulmuesi argjentinas Alejandro Garnacho mund të largohet nga Manchester United gjatë verës.
Djajtë e Kuq kanë qenë shumë të kënaqur me zhvillimin e Garnacho gjatë dy sezoneve të fundit.
Mirëpo, së fundmi lojtari duket se ka humbur vende në hierarkinë e e trajnerit Ruben Amorim, që e la jashtë skuadrës për derbin kundër City-t.
Sipas The Sun, Atletico Madrid po vlerëson situatën e lojtarit me synimin për ta marrë atë në Madrid.
Garnacho e filloi karrierën e tij në Spanjë para se të transferohej tek United, ndërsa ishte ende një lojtar i ri.
Tani ai mund të jetë drejt një rikthimi në Spanjë, nëse ai konsiderohet i tepërt nga United gjatë verës.