Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Reece James është rikthyer në stërvitje me fanellën e Chelseat.
Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri Enzo Maresca gjatë konferencës për media.
Por, James nuk do të jetë gati për ndeshjen e së dieles ku Blutë e Londrës luajnë ndaj Evertonit.
“Reece ka filluar stërvitjeve dhe do jetë me ne në këtë sension.
Dalë ngadal do të jetë gati.
Ne po punojmë me të, për t’ia rikthyer kondicionin dhe për ta bërë gati për të luajtur. Por, nuk do të thotë që ai do jetë gati këtë të dielë”, tha trajneri Enzo Maresca
Vetëm këtë fillim të sezonit, Reece James është lënduar dy herë dhe ka munguar në periudhat, 7/8 javë.