Vitoria Guimaraes dhe Fiorentina luajtën mbrëmjen e djeshme sfidën e vlefshme për raundin e 6-të të Conference League.
Ndeshja zhvilluar në Portugali, përfundoi në barazim 1-1.
Arbitër kryesor i kësaj sfide, ishte Juxhin Xhaja, ndërsa asistentët e tij ishin Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Ndërkohë që Albert Doda ishte emëruar në rolin e arbitrit të kartërt.
Xhaja pati një paraqitje pozitive, teksa kartonin e verdhë e nxorri 7 herë nga xhepi. 5 herë ndëshkoi nga krahu i Vitoria, ndërsa 2 herë të tjera te Fiorentina.
Arbitri shqiptar gjithashtu nuk kurseu as trajnerët respektivë të ekipeve. Rui Borges i Vitoria dhe Raffaele Palladino i Fiorentinës, u ndëshkuan me kartonë të verdhë.