Kylian Mbappe, tashmë protagonist përkrah yjeve të kalibrit të Messit, Neymar dhe Benzema, ka rrëfyer se kush do të ishte shoku i tij i ëndrrave: Zinedine Zidane.
Gjatë një interviste për beIN Sports, kampioni i botës 2018 kujtoi me entuziazëm admirimin e tij për ish-kampionin francez, duke e quajtur atë “ikona e fëmijërisë”.
“Nëse më duhet të zgjedh, mbetem patriot: do të ishte Zidane”, deklaroi ai duke buzëqeshur.
Për Mbappen, Zidane përfaqëson jo vetëm një simbol të futbollit francez, por edhe një model elegance dhe shkëlqimi në fushë.