Mbrojtësi i majtë i Inter-it, Federico Dimarco, thuhet se ka refuzuar një transferim te Manchester United.
Djajtë e Kuq kanë qenë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë, edhe para ardhjes së trajnerit të ri Ruben Amorim.
Dimarco, i cili është 27 vjeç, konsiderohet si një lojtar që mund të ishte titullar i rregullt në ekipin e parë të United.
Megjithatë, ai thuhet se është shumë i lumtur te Interi.
Për Tuttosport, ai i ka thënë çdo klubi të interesuar se është shumë i kënaqur me situatën e tij aktuale.
Inter gjithashtu refuzoi propozimin e United, pasi ata duan të mbajnë mbrojtësin.