Manchester City duket se ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi.
Sipas Football Insider, mbrojtësi konsiderohet si elementi ideal për të forcuar mbrojtjen e Cityt.
Guehi, kapiteni i Crystal Palace, i ka kaluar 100 paraqitjet në Premier League me “Shqiponjat” dhe tashmë është lojtar i rregullt edhe në kombëtaren angleze.
Përvoja e Guehi si në nivel klubi ashtu edhe në atë ndërkombëtar, e kombinuar me aftësitë e tij teknike dhe cilësitë si lider, e kanë bërë atë një nga objektivat kryesore të Manchester City për të forcuar mbrojtjen e tyre.
Klubi synon të rinovojë repartin mbrojtjes gjatë verës dhe tashmë po punon në prapaskenë për të bërë nënshkrime të reja në të katër pozicionet mbrojtëse.