Kristjan Asllani ka arritur të realizojë një gol fantastik në përballjen mes Interit dhe Udinezes, e vlefshme për Kupën e Italisë. Mesfushori shqiptar realizoi nga goditja e këndit, duke prodhuar një magji të vërtetë.
Ndërkohë menjëherë pas ndeshjes, shoku i ngushtë i Asllanit te Interi,Fratesi, nuk e ka lënë komentin e tij pa një ngacmim.
“Jam shumë i lumtur që shënuan Arnautoviq dhe Asllani.
Kristiani duhet të më jap një darkë tani sepse të shënosh gol nga goditja e këndit, nuk e bëjnë dot të gjithë. Shaka, e donim me patjetër fitoren pasi u eliminuam vjet nga Bolonja.
E pyeta Asllanin nëse e dërgoi vërtet topin në rrjetë, por nuk dua të flas derisa të më ofroj darkën”, tha Fratesi.