Ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në Kosovë.
Trajneri shqiptar fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar në edicionin e kaluar me skuadrën e Ballkanit.
Ballkani e fitoi Superligën e Kosovës, Kupën e Kosovës, po ashtu edhe Superkupën e Kosovës.
Federata e Futbollit të Kosovës i dha çmimin e më të mirit Dajës, duke e vlerësuar suksesin e tij të madh me skuadrën nga Theranda.
Kujtojmë që tashmë Ilir Daja është trajner i skuadrës së Dinamos në Shqipëri.