Po luhet sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë. Në ‘Arena e Demave’ pak para se të nis sfida është nderuar Tedi Cara.
Sulmuesi i kuq pas fotografisë zyrtare të bërë nga klubi është respektuar në një mini-ceremoni nga drejtori i ekipit Rama.
Cara mbush sot plot 200 takime me Partizanin, një arritje historike për kapitenin e sotëm të kryeqytetasve.
Këtë nder, Tedi nuk ka lënë pa e shlyer pasi sa filloi ndeshja gjeti direkt golin, si për të thënë faleminderit.