Klubi i Llapit nuk po kalon në momente të mira në këtë edicion të Superligës së Kosovës.
Llapi ka 11 ndeshje pa fitore në elitën e futbollit kosovar, duke qenë në vendin e tetë në Superligën e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, Llapi nuk ka qenë pjesë e ceremonisë së FFK-së për “Laureatët e Vitit” të vitit 2024.
Përveç kësaj, Llapi ka lëshuar edhe një komunikatë, duke dhënë një sqarim për media përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Klubi llapjan ka thënë se do të vazhdojnë bojkotin ndaj FFK-së, derisa shtëpia e futbollit kosovar të marrin hapa konkretë të përmirësimit në situatën e futbollit kosovar.
“Ne besojmë se momentalisht nuk ekzistojnë kushtet e duhura për të qenë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për shkak të situatës aktuale në futbollin kosovar. Bojkoti ynë ndaj FFK-së do të vazhdojë deri në momentin kur ky institucion të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e situatës dhe funksionimit të futbollit në vendin tonë”, shkruan Llapi në “Facebook”.