Visar Kastrati është zgjedhur gjyqtari më i mirë i vitit 2024 në Kosovë.
Ky çmim u nda nga Federata e Futbollit të Kosovës, në rastin e ceremonisë së “Laureatet e Vitit”.
Visari ka shkëlqyer me ndarjen e drejtesisë gjatë tërë vitit 2024.
Përpos ndeshjeve të Albi Mall Superliga ai kishte edhe numër të madh të ndeshjeve ndërkombëtare në të cilat është vlerësuar me nota maksimale.