Mirlind Daku, sportisti më i mirë i Republikës së Tataristanit

Futboll

Mirlind Daku, sportisti më i mirë i Republikës së Tataristanit

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 20:46
Mirlind Daku

Mirlind Daku po shijon suksese të mëdha në aspektin individual në Rusi.

Futbollisti nga Gjilani – që përfaqëson Shqipërinë – është shpallur sportisti i vitit në Republikën e Tataristanit në Rusi.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i tij, Rubin Kazani përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

”Sulmuesi ynë, i cili u bë një nga golashënuesit më të mirë të elitës së futbollit rus, dhe ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës, është shpallur sportisti i vitit 2024 në Republikën e Tataristanit nga Business Online”, shkruan klubi i Rubin Kazanit.

Daku në këtë sezon të garave ka nëntë gola e katër asistime në Superligën e Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat